• |
ide | kryesore

“Kujdes, Mathieu, ata janë kriminelë të vërtetë”: nis procesi “sextape”, Benzema rrezikon 5 vjet burg

-Instant, Sport



Karim Benzema përballet me një dënim pesëvjeçar dhe një gjobë prej 75,000 eurosh për dyshimin se ishte pjesëmarrës në shantazhin ndaj ish-shokut të skuadrës Mathieu Valbuena në vitin 2015. Sulmuesi i Real Madridit do të përballet këtë të mërkurë në Gjykatën e Versajës, me gjykimin për këtë çështje, e cila dëmtoi imazhin e tij dhe e mbajti atë larg nga ekipi kombëtar për pesë vjet, në veçanti duke e detyruar të humbasë Euro 2016 dhe Kupën e Botës në Rusi. Sipas asaj që shkruan As, avokatët e lojtarit nuk e konfirmojnë praninë e tij në seancë, për shkak të një programi të ngjeshur sportiv, mes një ndeshjeje të rëndësishme në Ligën e Kampionëve kundër Shakhtar Donetsk dhe El Clasicos kundër Barcelonës.

Pas gjashtë vitesh kthesash ligjore, vjen kështu momenti i të vërtetës për Benzema: procesi i quajtur “sextape” do të zgjasë deri të premten dhe më në fund do të sqarojë atë që ndodhi në vjeshtën e pesë viteve më parë, kur sulmuesi i Realit, nga grumbullimi në Clairefontaine, kontaktoi Valbuenan për të evokuar problemin e një video hard që përfshinte shokun e tij të ekipit kombëtar dhe gruan e tij, por që kishte përfunduar në duar të gabuara.

Sekuencat me drita të kuqe në realitet ishin regjistruar në një file nga një bashkëpunëtor i Valbuena, i cili duke pasur probleme me paratë kishte dalë me një plan për të zhvatur para prej tij duke përfshirë edhe një mik të fëmijërisë së Benzema, Karim Zenati. Pikërisht me kërkesën e Zenatit, më 6 tetor 2015 Benzema i telefonoi ish-mesfushorit të Marsejës për t’i ofruar “ndihmë”, duke e vënë atë në kontakt me njerëzit e duhur. Për hetuesit, ky ishte një akt bashkëpunimi në përpjekjen për të zhvatur kolegun.

“Kujdes, Mathieu, ata janë kriminelë të vërtetë”, ishte fraza që, sipas dokumenteve procedurale, Benzema i kishte thënë Valbuenas në grumbullimin e Francës, në Clairfontaine. Qendërsulmuesi i Madridit atëherë pretendoi se ai donte të ndihmonte shokun e tij të skuadrës, por për akuzën ishte “presion keqdashës”.

Në kohën e thirrjes telefonike të Benzemas, Valbuena e kishte raportuar gjithçka në polici, që po hetonte duke bërë që thirrja të përgjohej. Dy javë më vonë filluan marrjet e para në pyetje dhe vetë sulmuesi i Realit u thirr muajin tjetër në stacionin policor, në paraburgim, për të dalë nën hetim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *