• |
ide | kryesore

Progres-raporti i KE-së për Shqipërinë/ Rama: U rikonfirmua edhe njëherë se i kemi përmbushur të gjitha kushtet

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama dhe ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca po zhvillojnë një konferencë për median lidhur me progres-raportin e KE-së, të publikuar ditën e djeshme. Kreu i qeverisë tha se KE rikonfirmoi edhe një herë se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet për nisjen e negociatave dhe se ky raport është një udhërrëfyes për Shqipërinë. Rama u shpreh se KE është partneri më i drejtë dhe më i paanshëm në gjykimin dhe vlerësimin e progresit të vendeve.

Raporti që marrim sot është një tjetër në një vazhdë të disa të tjerëve tani më. Kur Komisioni e rikondimon bindjen e vet se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për të nisur edhe formalisht atë që është vendosur më parë në Këshillin Europian dhe për të marrë me BE diskutimin e anëtarësimit. Dua të theksoj diçka që e kam theksuar në forume të nivelit më të lartë se ne gjejmë te KE një partner të drejtë, të paanshëm, rigoroz që e vlerëson progresin duke u bazuar në hulumtimin fakteve në terren. Për këtë arsye do ta përsëris edhe sot nuk gjendet në asnjë kryeqytet një strukturë e ngjashme,” tha Rama.



1 Comment

  1. Ate satelitin mos harro edhe, te gjithe kushtet per ? UFO gatti/ direkt certificate….
    Pffffffffffffffffffffffffffffff
    ☠️☠️☠️

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *