• |
ide | kryesore

Kishin fshehur drogë në vendin e airbag-ut, arrestohen 2 shqiptarë në Itali

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy burra shqiptarë të moshës 35 dhe 28 vjeç janë arrestuar dje nga policia e Padovës në përfundim të një operacioni që çoi në sekuestrimin e mbi 20 kilogramëve drogë. Agjentët i vunë re në rrugën “Configliachi”, jo shumë larg “Prato della Valle” teksa ishin në një makinë dhe njëri prej tyre hyri në një ndërtesë dhe u largua pak më vonë me një qese të rëndë.

Pasi u larguan me automjet, ata u ndaluan jo shumë larg nga policia. Shoferi tentoi madje të arratisej në këmbë duke u futur fshehurazi në një pallat, por të dy u bllokuan dhe u dërguan në komisariat.

Në makinë u zbulua një ndarje e veçantë e vendosur në vend të airbagut në anën e pasagjerit, ku kishte gjysmë kilogram marijuanë. Gjithashtu u kontrollua dhe apartamenti nga i cili u pa të dilte njëri prej tyre, dhe u sekuestruan 5.5 kilogram kokainë, e njëjta sasi marijuane dhe gati 10 kilogram hashash së bashku me një revolver. Dy shqiptarët u arrestuan dhe u dërguan në burg.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *