• |
ide | kryesore

U hodh nga kati i tretë, ndërron jetë i moshuari në Fier

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 72-vjeçar ka ndërruar jetë në qytetin e Fierit, pasi ka rënë nga kati i tretë i banesës ku jetonte. Sipas policisë, i moshuari dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 15:30, në lagjen “Kastriot” Fier, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banon dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi B. L., 72 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *