• |
ide | kryesore

“Duro me ndihmoi në distancë, skuadra si ndaj Anderlecht”: Noka zbulon çelësin e suksesit të parë të Laçit

-Instant, Sport



“Vinim nga një moment shumë i vështirë, u mundova të sjell skuadrën që kishim në kupat e Europës. Punova në anën morale. U riktheva në lojën që bëja me profesor Shpëtim Duron dhe me këshillat e tij në distancë arrita ta riktheja ekipin si në sfidën me Anderlehtin në ndeshjen e fundit, por jo 100%”. Sero Noka nuk e fsheh gëzimin pas fitores në debutimin e tij si trajner i parë në Superiore, që është edhe i pari në këtë kampionat për Lacin. Tekniku, ish-asistenti i Duros sezonin e kaluar, nuk ka fshehur faktin se në prapaskenë është pikërisht Duro që sugjeron e ndihmon bardhezinjtë.

Në një formacion të njëjtë lojtarësh, por që jepnin krejt të kundërtën në fushë me Vukicevic e Duron, ajo që nuk funksiononte natyrisht që ishte një ngërç psikologjik, sic e saktëson edhe Noka pas ndeshjes së parë: “Nuk kishin bashkëpunim me trajnerin. Nuk mund të them më shumë. Është herët për të folur për pretendent. Mangësi nuk ka, grupi është i plotë e nuk kemi nevojë për lojtarë. Problemi ishte vetëm nga ana psikologjike, kaq mund të them”, përfundoi tekniku.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *