• |
ide | kryesore

Hailey Bieber reagon për vrasjen aksidentale të Halyna Hutchins nga xhaxhai i saj

-Instant, Paparazzi, Slider



Hailey Bieber ka reaguar së fundmi ndaj vdekjes aksidentale të  të Halyna Hutchins në sheshxhirimin e filmit ‘Rust”.

Përmes rrjetit të saj Instagram, Hailey ka shprehur ngushëllimet e saj për ngjarjen e ndodhur “Duke i dërguar të gjithë dashurinë time familjes së Halyna Hutchins. Kjo është një tragjedi vërtet e paimagjinueshme dhe shkatërruese,” shkroi Bieber në Instagram Story të saj të Premten. “Lutjet e mia janë gjithashtu me Joel Souza teksa shërohet. Jam zemërthyer”, është shprehur modelja.Të enjten, Halyna dhe Joel u qëlluan aksidentalisht me armë gjatë xhirimeve nga aktori Alec Baldwin.Hutchins u transportua me avion në Spitalin e Universitetit të New Mexicos, ku vdiq nga plagët e marra. Ndërsa ,regjisori u trajtua për plagët e marra në Qendrën Mjekësore Rajonale Christus St. Vincent në Santa Fe dhe doli nga spitali ditën e premte.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *