• |
ide | kryesore

Në akuzë për falsifikim dokumentesh/ Gjykata e Lartë merr vendimin për gjyqtarin Luan Daci

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ditën e sotme nga Gjykata e Lartë ka vendosur mospranimin e rekursit për Luan Dacin, duke lënë në fuqi dënimin e tij nga Apeli i Posaçëm për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve.

Ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci, është cilësuar fajtor me vendimin e formës së prerë nga Apeli i Posaçëm për këtë vepër penale.

Ai nuk ka treguar shkarkimin nga detyra në ’97, por ka deklaruar në kohën që tentoi dhe arriti të bëhej anëtar i KPA-së, se është larguar me dorëheqje dhe për këtë arsye është cilësuar fajtor.

Vendimi është marrë në dhomë këshillimi, ndërsa tashmë KPA duhet të nisë procedurat për largimin e tij si anëtar i këtij institucioni.



5 Comments

  1. Hahahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa……………………………..heroi i drejtesise . Ka ndonje gje per te thene zj.Kim?

  2. Kjo është drejtësia e re…..ta gëzoni….. hajt një duartrokitje për kolonizatorët e Albanisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *