• |
ide | kryesore

Regjistrohen 438 raste aktive me koronavirus në Kosovë

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 438. Ndërkohë, deri më tani numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.225, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga koroanvirusi kanë vdekur 2,975 persona.

Ministria e Shëndetësisë të premten nga ora 10:00 deri në 17:30, për të gjithë të interesuarit për vaksinim kundër COVID-19 pati vendosur ekipet mobile të vaksinimit në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

“Një praktikë e këtillë do të fillojë së shpejti edhe në komuna të tjera të Kosovës”, është thënë në njoftimin e MSH-së. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë më shumë se 1.532.585 doza të vaksinës. Deri më sot 697.728 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *