• |
ide | kryesore

Çfarë historie fshihet pas këngës së famshme “I Kissed A Girl”

-Instant, Paparazzi, Slider



Një nga hitet më të mëdha dhe të para të Katy Perry-t në karrierën e saj, është kënga “I Kissed A Girl”. Një këngë që bëri shumë bujë në kohën e publikimit, por vazhdon të dëgjohet edhe sot. Por diçka që me siguri nuk dinit, është se kënga është frymëzuar nga një aktore shumë e njohur. Bëhet fjalë për Scarlett Johansson. Katy ka rrëfyer se muza frymëzuese për hitin e famshëm është Johansson dhe se nëse aktorja do të donte të dilte me të, ajo nuk do të refuzonte. Madje, këtë ia ka bërë të qartë edhe të dashurit të saj asokohe. Katy tregoi se i tha partnerit atëherë: “Nuk do të gënjej, nëse Scarlett Johansson hynte në dhomë dhe do të donte të dilte me mua, unë do të dilja me të. Shpresoj të jesh OK me këtë gjë?”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *