• |
ide | kryesore

Deputeti i Lushnjes: Kisha sjellë një palë çizme për ministren e Bujqësisë, por s’mi lejoi Garda!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputeti demokrat Saimir Korreshi nuk i ka ndalur batutat në Kuvend. Gjatë fjalës së tij ai tha se fermerët i kishin dhënë një palë çizme për t’ia dhuruar ministres së Bujqësisë, por garda nuk e kishte lejuar t’i fuste në Kuvend.

“Kisha një shqetësim me bujqësinë. Disa fermerë më kanë ngritur disa probleme. Më kishin bërë edhe një dhuratë për ministren e Bujqësisë, një palë çizme, por Garda nuk na e la t’i fusnim dhe i kërkoj ndjesë që nuk mund t’ia sillja dhuratën. Në rast se të bie rruga, ka 2 probleme emergjente për fermerët sot. Problemi ka dalë në vlerësimin e situatës për domaten “Ozgan”. Është një bimë që sjell shumë pak fruta. Sipas ministrisë së Bujqësisë keni thënë se ka defekte në teknologji, ka pasoja negative të klimës etj. Ky konkluzion nuk qëndron sepse në serrë janë mbjellë dy lloje farash, “Ozgan” dhe një tjetër çfarëdo dhe vetëm “Ozgan” nuk ka prodhim”, tha Korreshi.



4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *