• |
ide | kryesore

Drejtoresha e spitalit nxjerr shifrat: 150 fëmijë dhe 350 të rritur të helmuar në Krujë

-Instant, Lajme, Të fundit



Nga mëngjesi i së dielës dhe deri në më tani 500 persona kanë kërkuar të marrin shërbim për helmim në spitalin e Krujës. Kjo shifër u konfirmua nga drejtoresha e spitalit Yllka Sheta, e cila u shpreh se 150 pacientë kanë qënë fëmijë ndërsa 350 të rritur. Të gjithë personat që kanë kërkuar trajtim spitalor kanë patur simptoma pothuajse të njëjta: diarre, të vjella dhe në raste të rralla temperaturë .

Sa i takon shtrimeve të ditës së sotme Sheta shprehet se janë paraqitur 3 pacientë të rinj. Ata kanë marrë shërbim dhe më pas janë larguar nga spitali, pa qenë nevoja që të shrohen. Drejtoresha e spitalit po ashtu shton se kjo është hera e parë që qyteti i Krujës përballet me një helmim të këtyre përmasave.



1 Comment

  1. Natyrisht qe ne te gjithe e dinim dhe prisnim qe MANDATI I TRETE ESHTE MANDATI I MUTIT NE UJE DHE BUKE!

    Gezuar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *