• |
ide | kryesore

Sërish ndryshime në Policinë e Shtetit, zbulohen emrat e drejtuesve të rinj

-Instant, Lajme, Të fundit



Vijojnë ndryshimet në radhët e drejtuesve të Policisë së Shtetit. Mësohet se Altin Qato është emëruar Drejtor i Policisë Rrugore në Policinë e Shtetit.  Dhimitraq Ziu është emëruar si zv/drejtor për Rendin në Durrës. Ndërkohë Vehbi Bushati është emëruar Drejtor i Drejtorisë së Standardeve Profesionale.

Këto ndryshime vijnë pak kohë pasi drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ndryshoi drejtorët e policive në qarqe. Ndryshime pati edhe në nivel shefash komisariatesh në qarkun e Tiranës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *