• |
ide | kryesore

Vettingu, shkarkohet drejtori i Shërbimeve Mbështetëse në Policinë e Shtetit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Agjencia e Mbikëqyrës Policore ka vendosur të moskonfirmojë në detyrë Thodhori Gravanin, kjo ka ndodhur përmes procesit të vetting-ut.

Ai mbante pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Departamentin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ndërsa sot është marrë vendimi për të.

“Trupa e Vlerësimit në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore zhvilloi sot, më datë 26.01.2024, seancën dëgjimore me subjektin e vlerësimit kalimtar z. Thodhori Gravani, me funksion Drejtor i Drejtorisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Departamentin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Në përfundim të seancës dëgjimore, Trupa e Vlerësimit vendosi moskonfirmimin në detyrë të subjektit z.Thodhori Gravani”, thuhet në njoftim.

Vendimi i Trupës së Vlerësimit do të publikohet në faqen zyrtare brenda 15 ditëve.



1 Comment

  1. Nga pidhin e motres e gjetet me kete emer se u pengova kur e lexova, qe ja qifsha motren theodhori sollakut, kurva e mutit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *