• |
ide | kryesore

Tosevski “lëviz” formacionin e Tiranës: maqedonasi u stërvit me grupin, Shehi vendos në fund

-Instant, Sport



Tirana duhet të kthehet sërisht në ethet e kampionatit, pas fitores së madhe në derbin kryeqytetas. 1-0 ndaj Partizanit ka dhënë pikë e moral, madje vetëbesim për një titull që në këtë pikë duket gjithnjë e më i arritshëm, por pasojat e derbit nuk janë vetëm gjoba disiplinore për sjelljen e tifozerisë në ndërqytetase.

Kështu, me Najdovskin të skualifikuar për shkak të kartonit të kuq të marrë në fund të takimit e me Tosevskin që doli nga fusha me dhimbje, për shkak të një kontrakture muskulare, Shehi duhet të mendojë për të riformatuar një prapavijë që rrezikon të mos ketë dy nga emrat më të rëndësishëm. Stafi mjekësor i bardhebluve po bën përpjekje të mëdha për ta bërë mbrojtësin e djathtë të aftë për Vllazninë, por gjërat nuk po progresojnë si shpresojnë dhe maqedonasi mund të mos jetë gati për të zbritur të shtunën në Loro Borici.

Në këtë pikë Shehi po mendon aletrnativat: nëse Tosevski nuk ia del në vend të tij do të luajë xholi difensiv Toli, ndërsa Behirachte e Muça luajnë për një fanellë në qendër të mbrojtjes, për të mbështetur Hoxhallarin. Nigeriani duket më i favorizuar, duke qenë se edhe minutat i ka patur më të shumta në kampionat, por për shkodranët tekniku mund të zgjedhë eksperiencën.

Në mesfushë, Totre, Limaj dhe Hoti janë të preferuarit, por nëse Tosevski ia del, atëherë Toli rikthen kandidaturën për të marrë një vend në treshen e mesfushës. Sulmi ëshjtë pjesa në të cilën Shehi nuk ka alternative, por ka gjithashtu edhe bindje me tridhëmbëshin Seferi, Ngo’o e Xhixha, që rikthehet të jetë gati për Loro Boricin dhe klasiken e futbollit shqiptar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *