• |
ide | kryesore

FOTO/ Martohet në Tropojë, shqiptari i akuzuar për vjedhjen e 53 mln paund në Britani

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Jetmir Buçpapa, i akuzuar si kreu i bandës më të madhe në Britani është martuar disa muaj pasi u lirua para kohe nga burgu. Ai u arrestua bashkë me 6 të tjerë në vitin 2008 për vjedhjen e 53 milionë paundëve nga depoja e Securitas në Tonbridge, në Kent.

Sipas tabloiditit britanik “The Mirror”, ende mbi 30 milionë paund mungojnë, por Bucpapa e bindi gjyqtarin se nuk kishte asgjë dhe u urdhërua të paguante vetëm 1 paund. Shqiptari 41 vjeçar u dënua me 15 vjet burg për grabitje, rrëmbim dhe armëmbajtje.

Ai u lirua nga në gusht të vitit të kaluar dhe u deportua. Sipas të njëjtave burime, gruaja e parë e Buçpapës, britanikja Rebecca ishte zotuar t’i qëndronte pranë, por ata thuhet se janë divorcuar kur ai ishte brenda në burg. “The Mirror” shkruan se 41-vjeçari është rikthyer në Shqipëri ku është martuar Besiana Dushinën në qytetin e tyre të lindjes në Tropojë, në një dasmë luksoze.

Më pas ata u nisën për në muajin e mjaltit. Besiana, 34 vjeçe, nuk pranoi të tregonte se ku, por tha se ishte “shumë e veçantë”. Një burim në Shqipëri i tha Mirror: “Deri më tani ne nuk kemi asnjë kërkesë nga Britania e Madhe për të hetuar ndonjë pronë apo investim nën emrin e tij apo të të afërmve të tij”. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Rebecen ai e ka marre per letra, plus se mbante dot gopin kyc ajo per 15 vjet keshtu qe divorci duket zgjidhje me e drejte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *