• |
ide | kryesore

Alarmi nga BE/ Call center në Shqipëri po zhvatin qytetarët tanë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Prokuroria dhe policia shqiptare janë vënë në lëvizje nga letër e autoriteteve italiane, gjermane dhe disa vendeve nordike se call center në vendin tonë po zhvatin qytetarët e tyre me anë të mashtrimit për të investuar në bursë nëpërmjet sistemit Forex.

Sipas të njëjtës letër që ka mbërritur nga jashtë kërkohet verifikimi llogarive bankare, numra telefoni dhe personash që qëndrojnë pas këtij biznesi të jashtëligjshëm. Skema është e mashtrimit është e thjeshtë.

Call center në Shqipëri telefonojnë të moshuar në vende të huaja duke i tërhequr ata fillimisht në skemë duke u kërkuar të depozitojnë shuma të vogla dhe duke ua kthyer fillimisht fitimet në mënyrë që ata më pas të shpenzojnë shuma të mëdha të cilat zhduken.

Më pas, ose nuk u përgjigjen telefonatave të tyre ose u thonë se paratë kanë humbur për shkak të lëvizjeve në bursë. Pasi arrijnë një sasi fitimi kompanitë zhduken dhe hapin një tjetër kompani me emër tjetër duke zhdukur çdo gjurmë të së parës.

Mediat raportuan pak kohë më parë se në QKB rezultojnë 11 kompani të ndryshme përdorin FOREX në Shqipëri. FOREX, në thelb është një rrjet blerësish dhe shitësish, të cilët transferojnë valutë mes njëri-tjetrit me një çmim të rënë dakord.

Është mjeti me anë të të cilit individët, kompanitë dhe madje edhe bankat qendrore konvertojnë një monedhë me njëra – tjetrën. Problemi është se aty çmimet janë të larta, por shumë të paqëndrueshme. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *