• |
ide | kryesore

Rrahu një person duke i lënë dëmtime në kokë, arrestohet 37-vjeçari në Kuçovë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia e Kuçovës për shkak se akuzohet se ka dhunuar  një  54-vjeçar duke i shkaktuar dëmtime në kokë.

I arrestuari është S.S., 37 vjeç, banues në lagjen “Tafil Skëndo”, Kuçovë, (i dënuar më parë për veprën penale Vjedhja). Raportohet se në lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte K.G., 54 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në kokë.

Shtetasi i dëmtuar pasi mori mjekim në Spitalin Rajonal Berat, u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *