• |
ide | kryesore

Video/ “Penallti për Milan? Nuk luajmë basketboll”, Capello flet edhe për Juventus: “I thashë Allegrit të mos kthehej”

-Instant, Sport, Video



Fabio Capello, ish-trajneri i Romës dhe Milanit, ka dhënë mendimin e tij për ndeshjen e Olimpicos mes dy skuadrave: “Një ndeshje shumë e bukur, kuqezinjtë e merituan dhe mu dukën më shumë skuadër e të bindur për forcën e tyre, por verdhekuqtë ishin të pafat”. I prerë qendrimi për penalltinë e fishkëllyer në favor të Ibrahimoviç: “Është e vërtetë që ai u prek por futbolli nuk është basketboll, nuk është lojë pa kontakt, propozimi im është të vendosim një ish-lojtar pranë VAR-it që të mund të diskutojë këto situata”.

Duke folur në Radio Anch’io Sport, Capello kujton një anekdotë në lidhje me Ibrën: “Kur mbërriti te Juventus, ai nuk dinte të godiste dhe më pas me Galbiatin e mësuam se si ta bënte, por nga dëshira e madhe e mënyra si aplikonte ishte e qartë se ai do të bëhej një lojtar i madh”. Për Mourinhon mendimi i ish-trajnerit verdhekuq është pozitiv: “Ai i përshtatet shumë Romës, është një vend që ekzaltohet e dëshpërohet në një kohë shumë të shkurtër, por ai është njeriu i duhur për një klub si ky”.

Në fund, Capello është kthyer të flasë edhe për krizën e Juventusit, ish-skuadrës së tij: “I kisha sugjeruar Allegrit që të mos kthehej (te Juventus) dhe i kisha thënë se ai do të bëhej cadra e të gjitha telasheve”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *