• |
ide | kryesore

Jo vetëm arbitrimi, Mourinho i tërbuar edhe para ndeshjes: përplasje me policinë për rregullat anti-Covid

-Instant, Sport



Edhe para ndeshjes kundër Milanit dhe arbitrimit të Marescas, gjë që është pak të thuhet se e nervozoi, Josè Mourinho kishte mbërritur në pankinë jo tamam i qetë. Ajo që e tërboi, ishte një episod që ndodhi kur ai mbërriti me ekipin në stadium. Siç raportohet nga “Il Corriere della Sera”, zemërimi i Mou lindi pasi autobusi i Romës kishte hyrë në rrugën e Olimpicos: trajneri portugez vendosi të mos respektonte urdhrin e policisë për të qëndruar në autobus për shkak të rregullores së rreptë të koronavirusit dhe urdhëroi shoferin të hapte dyert që të zbriste.

Rregulla që mbase bien ndesh pak me faktin se stadiumet tashmë janë të hapura në masën 75%, por për momentin janë të detyrueshme dhe duhen respektuar nga të gjithë anëtarët. Mourinho, i ndjekur nga mjeku i skuadrës, pasi u konfliktua me policinë, hyri në dhomat e zhveshjes përpara skuadrës pa u ndalur, pavarësisht ankesave të oficerëve të sigurisë dhe në veçanti të një policeje të ngarkuar me menaxhimin e flukseve të hyrjes. Nuk ka pasur kontakte fizike apo ofendime ndaj operatorëve, por, më pas, policia ka kontaktuar me krerët e sigurisë të klubit me të cilët ka pasur një sqarim në fund të ndeshjes.

Romës iu bë e qartë se nuk ishte mënyra e duhur për t’u sjellë në rrethana të ngjashme dhe se autobusi duhej të priste që të përfundonte procedura me ata të Milanit, të cilët hynë më herët, pikërisht për të shmangur çdo kontakt. Por ndaj Mourinhos nuk u mor asnjë masë dhe mbrëmja u mbyll me një shtrëngim duarsh mes policisë dhe drejtuesve të Romës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *