• |
ide | kryesore

Vritet një shqiptar 25-vjeçar në Gjermani

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 25-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë në Gjermani. Ai është gjetur nga disa kalimtarë i mbuluar në gjak në Këln, mëngjesin e të hënës.

Një prokuror i lartë publik që po merret tashmë me çështjen tha se shqiptari nuk ishte banor i zonës dhe kishte shkuar në Këln për të vizituar një të afërm. Aktualisht nuk bëhen të ditura më shumë detaje nga kjo ngjarje.

Sipas policisë gjermane, dyshohet se fillimisht kishte pasur debat mes viktimës dhe një të riu rreth 20-vjeç i veshur me bluzë të bardhë.

Autoritetet tashmë po marrin në pyetje dëshmitarë dhe banorë të zonës për të mësuar më shumë detaje nga debati mes tyre dhe për të kuptuar nëse kjo ka lidhje me vrasjen e 25-vjeçarit shqiptar.

Ende nuk dihet përse ka nisur përplasja dhe kush është autori i vrasjes. Një dëshmitar tha për gazetën “BILD” se “ata fillimisht u zunë brenda, më pas dolën jashtë. Aty pashë që njëri u shemb në tokë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *