• |
ide | kryesore

FOTO/ Kjo gropë në rrugë i mori jetën të riut shqiptar në Angli

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Maidstone në Angli ka shpallur këtë të mërkurë vendimin se shkak i vdekjes së një 22-vjeçari shqiptar 5 muaj më parë ishte një gropë në rrugë në qytetin e Ashford. Viktima është identifikuar si Algert Lleshi.

Dëshmitarët thanë se ai po udhëtonte me biçikletë dhe papritmas u rrotullua dhe u përplas në tokë. Shqiptari mbeti fillimisht pa ndjenja dhe erdhi në vete 7 minuta më vonë kur u ndihmua nga një infermiere që rastisi në vendin e ngjarjes. Kur mbërriti ambulanca ai ishte i vetëdijshëm dhe qëndronte i ulur.

Dëshmitarët thanë se ai hyri me këmbët e tij në ambulancë, por ankohej për dhimbje kokje duke kërkuar një qetësues. Në këto momente humbi sërish ndjenjat. Mediat britanike shkruajnë se ai u dërgua në spitalin “William Harvey” ku u zbulua se kishte pësuar një dëmtim traumatik në tru.

Gjendja e tij u përkeqësua dhe u transferua në spitalin “King’s College” ku iu nënshtrua një operacioni urgjent. Për fat të keq operacioni nuk shkoi mirë dhe i riu u shpall i vdekur 3 ditë pas aksidentit, më 5 qershor 2021.

Katrina Hepburn, ndihmës-mjeke ligjore tha në gjykatë se me shumë mundësi i riu shqiptar nuk e kishte parë gropën e thellë në rrugë dhe se ky është shkaku i aksidentit. ©LAPSI.al

Algert Ileshi was fatally injured in a crash in Ashford Tributes have been left on Beaver Road close to where the crash happened

Tributes were left in Beaver Road



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *