• |
ide | kryesore

Marrëdhëniet SHBA-Rusi, takohen në Moskë shefat e inteligjencës

-Instant, Lajme, Planet



Marrëdhëniet mes HSBA dhe Rusisë janë ndër më të komentuarit kohët e fundit në botë.

Mediat  huaja raportojnë se lëvizja e fundit për të pasur një avancim bashkëpunimi është takimi i fundit që është zhvilluar mes shefit të CIA-s William Burns dhe kreut të Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme (SVR) Sergei Nariskin.

Shefi i CIA-s ka udhëtuar në drejtim të Moskës, ku ka diskutuar me homologun e tij çështjet e bashkëpunimit SHBA-Rus në trajtimin e terrorizmit ndërkombëtar.

Ky është takimi më i fundit në një seri kontaktesh të nivelit të lartë që tregojnë se të dyja palët po kërkojnë të vazhdojnë kontaktet pavarësisht dyshimeve të ndërsjella dhe një liste të gjatë dallimesh dypalëshe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *