• |
ide | kryesore

Pioli tregon përse Milan ka vetëm 1 pikë: “Nuk ishim gjithnjë në nivelin e Champions”

-Instant, Sport



Milani mori pikën e parë në Ligën e Kampionëve, por kundër Portos nuk mbërriti fitorja që do të kishte mbajtur shpresën për t’u kualifikuar në 1/8: “Mund të kishim bërë më mirë – komentoi Pioli në fund të ndeshjes – na mungonte kthjelltësia në zgjedhjet tona. Me një kundërshtar kaq shtatlartë na duhej të driblonim më pak dhe të shkonim më në thellësi, kur e bëmë, gabuam teknikisht. Pjesa e dytë ishte më e mirë për intensitet.”

“Për të merituar të kualifikohesh, duhet të fitosh ndeshjet – pranoi Pioli -. Porto është një skuadër e fortë, niveli i kompeticionit është shumë i lartë dhe për zgjedhje e ritëm nuk kishim vazhdimësi në nëntëdhjetë minutat”. Nuk ka munguar hapësira për Leao dhe Hernandez: “Ata duhet të zgjedhin momentet dhe të alternohen, ndonjëherë e bënin mirë por topat shpesh nuk ishin preciz. Leao është i ri, ai po përmirësohet por duhet të rritet ende. Rafa po luan shumë sepse nuk kam alternativë dhe të luash çdo tre ditë nuk është e lehtë, ndaj jam i kënaqur me të”.

“Duhej të gjenim më shumë hapësirë edhe në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë lëvizëm më mirë dhe intensiteti i tyre në presing ra – vazhdoi trajneri i kuqezinjve – Na duhej ta qarkullonim topin më shumë, por në pjesën e parë të ndeshjes mund të ishim të drejtpërdrejtë më shpesh”. Të dielën në mbrëmje vjen derbi kundër Interit: “Skuadrës i vjen keq, por ata janë mirë. Do të kemi energji dhe kohë për t’u rikuperuar, e dimë rëndësinë e ndeshjes. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë ndaj kampionëve në fuqi, që mbeten favoritët për këtë kampionat. Mund të luajmë një ndeshje të nivelit të lartë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *