• |
ide | kryesore

Tregtia e armëve çon pas hekurave 2 shqiptarët në Britani

Arkiva, Lajme, Të fundit



Tregtia e armëve ka çuar në burg dy shqiptarë në Britani. Sipas mediave britanike, Sefer Allushi dhe Erald Sida u kapën në muajin mars të këtij viti teksa blinin një armë tek një trafikant në zonën e Liverpool. Shqiptarët u arrestuan në shtëpinë e një personi i cili do u shiste armën.

Tregtari i armëve, James McGlade e kishte fshehur pistoletën tip ME9 në shtëpinë e një bashkëpunëtori. Në momentin që ata shkuan tek shtëpia, oficerët e policisë ndërhynë duke bërë të mundur arrestimin e dy shqiptarëve.

Ndërkohë, bashkëpunëtori i cili kishte armën, e hodhi nga dritarja e banesës tek kopshti i fqinjit të tij. Por policia arriti ta gjejë dhe nga analizat e bëra, gjetën gjurmë gishtërinjsh të personit në fjalë.

Përpara gjykatës, shqiptarët mohuan akuzat madje ata u shprehën se nuk ishin nisur të blejnë armë, por po kërkonin një dyqan ushqimesh. Në burg u lanë edhe shtetas të tjerë që ishin të përfshirë në këtë skemë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *