• |
ide | kryesore

Berisha: Rama bëri gjithçka për të ecur drejt Beogradit dhe jo BE

Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga foltorja në Lushnje, ish kryeministri Berisha tha se në 8 vitet që Edi Rama ka qenë në krye të qeverisë, Shqipëria ëshët ngjitur në çatinë e botës për korrupsion dhe për këtë arsye u mbyllën të gjitha dyert e Europës.

“Edi Rama në vend që të bënte përpjekje për të ecur drejt BE, bëri gjithçka për të ecur drejt Beogradit”, tha më tej Berisha.

Ai shtoi se në këto 8 vite Rama ka shuar shpresën e çdo shqiptari.

“Në 8 vite Shqipëria u ngjit në çatinë e botës për korrupsion, u shndërrua në qendër operacionale për krimin e organizuar. Të gjitha dyert e Europës u mbyllën për ne për këtë arsye. Edi Rama në vend që të bënte përpjekje për të ecur drejt BE, bëri gjithçka për të ecur drejt Beogradit. E shndërroi veten në një Vasal të Beogradit. Në vend të procesit të Berlinit e zëvendësoi me nismën e Beogradit, e quajti Minishengen fillimisht dhe e ndaloi menjëherë Europe, dhe i dha emrin e multimiliarderit e Jeorge Soros, promovuesin e Vuçiç. Në të gjithë këto zhvillime opozita shqiptare ishte e paqenë, ajo nuk ndaloi dot në asnjë rekord të zi që shënoi qeveria në këto tetë vite, nuk sosi dot asnjë veprim të ndërmarrë dhe dështoi totalisht. Në këto 8 vite nuk ndeze asnjë shpresë por shove shumë shpresa dhe më duhet të të them se si njeri i fikur që je s’mund të ndezësh as shpresë te vetja jote!”, u shpreh Berisha.



1 Comment

  1. E gjith bota eshte nen diktaturen me te ndyre ne historine e njerzimit , te pushtetit te thell te krimit mafjes diabolikeve pedofileve perverseve global. Mjaft brockullitet pallavra o bura pisa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *