• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta regjisori i njohur shqiptar

-Instant, Lajme, Të fundit



Regjisori i njohur Vladimir Kasaj ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare. Lajmin e kanë bërë me dije familjarët e tij përmes një postimi në rrjetet sociale. Kasaj do të përcillet ditën e sotme për në banesën e fundit.

“Të nderuar të afërm dhe miq, me trishtim të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të njeriut tonë të dashur, bashkëshortit dhe babait Vladimir Kasaj.

Varrimi do të bëhet në orën 14.00 në Sharrë duke u nisur nga agjencia funerale Alba 2000, pranë Medresesë, Rruga e Dibrës 302. Vizitat do te kryhen po pranë kësaj agjencie, ditën e martë date 09/11 nga ora 09:00 deri në 13:00 dhe 16:00 deri ne 20:00. Familja”, thuhet në njoftim.

Ai njihet si autor i shumë filmave  “Flaka e maleve”, “Ditët që sollën pranverën”, “Rikonstruksioni”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *