• |
ide | kryesore

Aksident në Tiranë/ Makina përplas motorin, plagoset 32-vjeçari

-Instant, Arkiva, Lajme
Krujë



Një 32-vjeçar ka mbetur i plagosur këtë mbrëmje në Tiranë, pasi teksa udhëtonte me motor u përplas nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit”.

“Mjeti me drejtues shtetasin G. I është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin R. T, 32 vjeç. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi R. T, i cili ndodhet në spital, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi Hetimor ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *