• |
ide | kryesore

Italia me të njëjtin problem si Shqipëria: “Kinematë 100% kapacitet e stadiumet 75%, nuk është e mundur”

-Instant, Sport



30% e kapacitetit të stadiumeve të lejueshme nga Ministria e Shëndetit në vendin tonë, ndërsa supermarketet e restorantet janë me kapacitet të plotë, ashtu si koncertet që zhvillohen po brenda të njëjtit stadium, ku në futboll i reduktohet prezenca. Në Itali, situata është më e mirë në krahasim me vendin tonë, por megjithatë Presidenti i Lega A, Paolo Dal Pino, ka ngritur zërin ndaj paradoksit: “Ne besojmë se leja e gjelbër ishte thelbësore, por duhet të jetë e vlefshme. Nuk është e mundur të kemi 100% të audiencës në kinema të mbyllura dhe 75% në stadiume. E jona është një industri, ne konkurrojmë në shkallë ndërkombëtare, në Angli që nga muaji gusht janë në 100% stadiumet dhe kanë 20 mijë infeksione në ditë, në Spanjë që nga fillimi i tetorit i kanë stadiumet 100% dhe në raport me popullsinë kanë një numër infeksionesh të ngjashme me tonat. Jemi përpara vendeve të tjera në lidhje me këto të dhëna”.

Presidenti i Lega A, nuk ka ngurruar të bëjë edhe shpjegimin e mungesës së triumfeve te skuadrat italiane: “Derbi ishte një spot i mrekullueshëm, një ndeshje e bukur, mëkat që nuk kishte 100% të publikut të pranishëm, si dhe për Itali-Zvicër, një ndeshje thelbësore për kualifikimin për Kupën e Botës – vazhdoi ai – Ndeshja e djeshme mund të kishte bërë një milion e gjysmë më shumë, po të ishte mbushur stadiumi, si dhe për ndeshjet e Champions League. Pastaj tifozët nuk duhet të habiten nëse skuadrat tona janë të detyruara për të shitur lojtarë për të konkurruar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *