• |
ide | kryesore

Mourinho më i dobëti i 7 trajnerëve të fundit të Romës: mesatarja e pikëve është “horror” e jo “special”

-Instant, Sport



Katër humbje në shtatë ndeshjet e fundit të kampionatit, plus një përballje e dyfishtë poshtëruese me Bodo Glimt në Ligën e Konferencës. Vjeshta e Romës po ecën në mënyrën më të keqe të mundshme dhe madje drita që shoqëroi ardhjen e José Mourinhos në kryeqytet, e mbështetur edhe nga fitoret në fillim të sezonit, po ua lë shpejt vendin hijeve shqetësuese. “Ka gjëra të fshehura” tha trajneri portugez pas humbjes në Venecia, duke sulmuar tërthorazi arbitrimin për të disatën herë dhe këtë herë edhe lojtarët e klubin, por në dritën e diellit shifrat janë të padiskutueshme.

Përkundër pseudo komploteve apo kushedi çfarë, ato thonë se José Mourinho në Serie A në pankinën e Romës, pas aventurës jo emocionuese në Tottenham, po ruan një mesatare prej 1.58 pikësh për ndeshje, më e keqja nga shtatë trajnerët e fundit të verdhekuqve, që nga Andreazzoli te Fonseca. Megjithatë, ajo që është shqetësuese, edhe para ritmit, është sjellja e Special One që ka ndërtuar një karrierë të suksesshme mbi forcën e grupit dhe kohezionin, duke e bërë të performojë përtej pritshmërive. Në Romë është ndryshe, por nëse portugezi e deklaroi duke iu referuar episodeve të arbitrimit të javëve të fundit, nga pikëpamja sportive ndryshimi qëndron edhe në faktin se një pjesë e madhe e skuadrës ishte lënë mënjanë, jo vetëm me përjashtimet pas disfatës në Norvegji por edhe me deklarata të vazhdueshme që mirë nuk kanë bërë: “Skuadra nuk është më e mirë se një vit më parë, nuk mund të ëndërrosh” deklaroi ai për shembull pas 2-3 në Venecia, që më pas rriti dozat kundër Reynolds e të tjerëve: “Nuk kam dy lojtarë në lartësinë e duhur në të njëjtin rol”.

Me pak fjalë, humbjet e Romës, të cilat nisin të jenë të shumta dhe të vazhdueshme, duke mbetur në -3 nga vendi i katërt, kanë përgjegjësi specifike për Mourinhon: arbitrimi, skuadra dhe shoqëria. Nëse për të parën mund të fshihet edhe një përpjekje qesharake për të zhvendosur vëmendjen nga të metat mjaft të dukshme difensive në fushë, duke sulmuar cilësinë e lojtarëve, mesazhi i ka mbërritur edhe klubit me zë të lartë dhe të qartë, virtualisht i lavdëruar me fjalë më shumë se një herë, por në realitet në shënjestër të Jose.

Shtatë milionë euro në sezon pagë duhet të mjaftojnë për të tentuar të qëndrojë në krye të barkës verdhekuqe edhe gjatë një stuhie rezultatesh negative, ndoshta duke kërkuar zgjidhje taktike dhe qëndrueshmëri difensive, por Mourinho në vështirësitë e para, në krahasim me të kaluarën, në vend që të forcohet me grupin, duket se ka filluar të fusë ujë, duke hedhur shumicën e lojtarëve të tij te peshkaqenët nga një varkë që rrezikon të fundoset shumë shpejt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *