• |
ide | kryesore

Video/ Calhanoglu provokoi ish-tifozët e tij me festimin, Florenzi futet në fushë për ta qortuar

-Instant, Sport, Video



Në mbrëmjen e një derbi milanez me emocione të forta, Hakan Calhanoglu, ka shkuar përtej etikës së një futbollisti që ka kaluar vite të rëndësishme në spondin tjetër të qytetit. Në derbin e parë me fanellën e Interit pas katër sezoneve në Milano, turku, pasi shënoi golin me penallti, festoi duke bërë gjestin e veshëve, sikur donte të dëgjonte më mirë fishkëllimat e ish-tifozëve të tij, të cilat kishin nisur që para-ndeshjes. Provokimi i turkut ka tërhequr vëmendjen e mbrojtësit kuqezi Alessandro Florenzi, që duke parë festimin polemizues, u ngrit nga pankina dhe hyri në fushë për ta qortuar, duke i thënë që të kthehej në mesfushë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *