• |
ide | kryesore

Bie në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë 65-vjeçari në Shijak

-Instant, Arkiva, Lajme



Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shijak këtë mesditë. A. D., 65 vjeç, në banesën e tij dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike e për pasojë ka ndërruar jetë.

Ja njoftimi i plotë:

Shijak/Informacion paraprak

Me datë 10.11.2021, rreth orës 14:20, dyshohet se shtetasi A. D., 65 vjeç, banues në Shijak, në banesën e tij dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike e për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *