• |
ide | kryesore

Në autobusin e udhëtarëve/ Sekuestrohen 70 mijë euro në Portin e Durrësit

-Instant, Arkiva



Policia kufitare e Portit të Durrësit ka sekuestruar 70 mijë euro të padeklaruara. Sasia e parave është gjetur gjatë një kontrolli të ushtruar në një autobus udhëtarësh të linjës Shqipëri-Itali. Mësohet se është arrestuar shoferi i parë i autobusit, si dhe ndihmësi i tij. Eurot ishin të ndara në shtatë pako me nga 10 mijë euro. Dyshohet se ato i përkasin grupeve kriminal të cilat kanë trafikuar lëndë narkotike në Itali dhe prisnin ardhjen e pagesës në Shqipëri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *