• |
ide | kryesore

Berisha thirrje Bashës nga Saranda: O peng-kryetar shko kontrolloji firmat për Kuvendin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha theksoi gjatë Foltores së Sarandës se firmat e dorëzuara në selinë e PD-së për thirrjen e Kuvendit Kombëtar janë të vlefshme me të gjitha kriteret e plotësuara, duke hedhur poshtë akuzat e Lulzim Bashës dhe mbështetësve të tij se formularët nuk janë mbledhur dhe janë të pavlefshëm. Sipas liderit historik të PD-së, firmat nuk bëhen publike për shkak të ruajtjes së të dhënave personale në përputhje me Konventën e të Drejtave të Njeriut.

“O peng-kryetar, shko merri kontrolli të 4200 firmat, tagër mbi to ke 0. Cilido nga ju të dashur demokratë që jeni dhe s’jeni mund të shkoni t’i lexoni të 4200, asgjë nuk fshehim ne, por ne ato nuk i publikojmë se ka një ligj, se kur ishim në maxhorancë në përputhje me Konventën e të Drejtave të Njeriut, miratuam ligjin e garantimit të të drejtave. Sot shkuan mediat dhe i panë, kush të dojë le t’i shohë. Edhe në ëndërr kur i shohin, i tmerrojnë firmat tuaja”, tha Berisha.

Berisha u shpreh se frika më e madhe e kreut të PD-së janë firmat që kërkojnë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

“Frika e tij më e madhe janë firmat tuaja, tmerri jo vetëm i atij, por edhe i kreut të Meduzës, janë firmat tuaja, tmerri i madh i Gorge Sorosit që kishte parashikuar shkatërrimin e forcës konservatore në Shqipëri. janë firmat tuaja e një opozite vigane, fitimtare. Ata të cilët përpiqen si donkishotër të mohojnë firmat do bëjnë mirë të çlirohen nga frikërat e tyre, nuk janë firma që ngjallin frikë, por të shkruara me germa të arta të një partie që solli demokracinë në vend, që nxori shqiptarë nga nivele më të larta të varfërisë, që anëtarësoi Shqipërinë në NATO, në Këshillin e Evropës, e cila hoqi gjeneratorët dhe garantoi furnizimin me energji, që ndërtoi një infrastrukturë moderne, që Shqipëria të mos jetë kurrë ajo e vitit 2005, e cila bëri vetëm këtu në Sarandë të 10-fishohej turizmi. Të jeni të sigurt që do të ecim të pandalshëm drejt fitores. Edi Rama nuk është një pushtet legjitim, le të dalë kush të dojë por ne nuk ia njohim kurrë pushtetin e tij legjitim, nuk do ia pranojmë ato që u pranuan më 25 prill”, tha Berisha.



2 Comments

  1. Tmerri i madh i Gorge Sorosit që kishte parashikuar shkatërrimin e forcës konservatore në Shqipëri. menderisht Berisha ka nevoje per nje kontroll mjekesor.

  2. Ky njeri nuk eshte i semure, ky eshte monster. Duhet te kishte ik nga PD prej kohesh pa u ndjere, por fakti qe eshte deri ne fyt tregon se ketij i duhet me patjeter karrigia e kryetarit me rujt bythen e vet dhe te familjes. Bejini nje pyetje ketij fare burri: Kush kerkoi ne vitin 1994 shpalljen non grata te sorosit dhe janullatosit, si dhe te largoheshin nga territori shqiptar brenda 30 diteve, dhe kush i refuzoi keto kerkesa …… Historite qe ma beri soros etj, tja tregoje mulit dhe servileve te tjere te tij. Pyeteni a ka marre ndonje financim nga soros

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *