• |
ide | kryesore

Fermerët e Lushnjës në protestë, forca të shumta policie zbresin në terren

-Instant, Lajme, Të fundit



Ditën e sotme fermerët e Myzeqesë kanë dalë në protestë në kundërshtim me paketën e re fiskale për vendosjen e 10% të TVSH-së, për imputet bujqësore ndërkohe që çmimi i tyre është rritur nga kriza energjitike globale. Rreth orës 11 të paradites së kësaj të premte, fermerët janë mbledhur në vendin e quajtur rreth rrotullimi i Plugut, në hyrje të qytetit të Lushnjes. Ndërkohë, policia ka zbarkuar në terren me forca të shumta duke blinduar zonën. Mësohet se janë rreth 100 forca të policisë së shtetit dhe FNSH-së që zbarkojnë në hyrje të autostradës Lushnje–Tiranë.

Qeveria nuk ka parashikuar asnjë rritje subvencioni për fermerët ndërkohë që ka hequr dhe 6% kompesim. Në këto kushte fermerët së bashku me grumbulluesit kanë dërguar një pakete propozimesh, por deri tani nuk ka përgjigje. Në këtë protestë kanë dalë fermerë të shumtë të zonave: Lushnje, Fier, Berat, Divjake.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *