• |
ide | kryesore

Përjashtohet nga Lëvizja Besa deputeti që ‘mbajti në këmbë’ qeverinë e Zaev

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kastriot Rexhepi është përjashtuar nga çdo pozicion në Lëvizjen Besa. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj lëvizjeje Bilall Kasami . Sipas tij, vendimi hyn menjëherë në fuqi ndërsa shkak është bërë vendimi që Rexhepi mbajti të enjten, për të mos mbështetur mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.

“Duke marrë parasysh veprimet e fundit të deputetit të Lëvizjes BESA Kastriot Rexhepi i cili ditë më parë nuk u paraqit në kuvend, për të mbështetur mocionin e mosbesimit të qeverisë, me çka i njëjti veproi në kundërshtim me vendimin e partisë me ç’rast dëmtoi rëndë edhe prestigjin e partisë, Lëvizja BESA, respektivisht unë si Kryetar partie, konform normave statutore përkatësisht nenit 14 paragrafit 3 pika 3.3 të Statutit të Lëvizjes BESA, anëtarin e lartpërmendur e përjashtoj nga të gjitha pozicionet partiake dhe të qenurit anëtar i Lëvizjes BESA. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në njoftimin e Bilall Kasamit.

Kujtojmë se deputeti Kastriot Rexhepi u paraqit sot në polici ku deklaroi se nuk ka qenë i rrëmbyer ndërsa të hënën paralajmëroi një konferencë për shtyp.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *