• |
ide | kryesore

Nuk kanë fund problemet për Juventus: Dybala e Bentancur dëmtohen në ndeshjen mes tyre

-Instant, Sport



Juventusi pret lajme nga Amerika e Jugut për të kuptuar shkallën reale të problemeve, që ndjenë gjatë ndeshjes mes Uruguait dhe Argjentinës dy lojtarët bardhezinj Paulo Dybala dhe Rodrigo Bentancur. Në fakt, të dy dolën para kohe nga fusha: sulmuesit të Albicelestes iu desh të ngrinte flamurin e bardhë në fund të pjesës së parë për shkak të mbingarkesës në pulpë (te Juventus besojnë se ndalimi i menjëhershëm ka penguar përkeqësimin e problemit) ndërsa mesfushori uruguajan është larguar nga fusha në minutën e 76-të për shkak të një kontuzioni në gju që nuk ngjall ndonjë shqetësim të veçantë.

Gëzimi për numrin 10 të Juventusit, i cili u rikthye me Argjentinën dy vjet pas herës së fundit, zgjati vetëm një pjesë loje. Dybala qëndroi në dhomat e zhveshjes pas pushimit, pasi kishte dhënë asistin vendimtar për Di Marian, që vendosi ndeshjen. Sipas rikonstruksioneve të para bëhet fjalë për një mbingarkesë në pulpë, pasojë e një goditjeje të marrë në një përplasje loje. Stafi mjekësor i Juventusit dhe ai i kombëtares së Amerikës së Jugut janë në kontakt të ngushtë për të monitoruar situatën dhe në orët në vijim priten zhvillime më të sigurta, me një lloj shqetësimi duke patur parasysh ndalesat e kohëve të fundit për Joyan.

Gjatë pjesës së dytë të ndeshjes zëvendësimin e kërkoi edhe Rodrigo Bentancur: mesfushori uruguajan mori një goditje të keqe në gju në përplasjen me lojtarin e Interit, Correa, por për momentin duket një shembje e fortë dhe asgjë më shumë. Gjithsesi, në prag të javës para ndeshjes me Lazion, Allegri pret lajme inkurajuese nga ana tjetër e Atlantikut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *