• |
ide | kryesore

F1/ Parakalim spektakolar, Hamilton i rrëmben fitoren në Brazil Verstappen: tani -14 nga kreu i renditjes

-Instant, Sport



Me një parakalim për manual në xhiron e 59-të, Lewis Hamilton rrëmben fitoren në GP e Brazilit përballë Max Verstappen, i cili vetëm dy xhiro më parë u mbrojt me një manovër në limite nga sulmi i parë i Mbretit të Zi. I nisur nga pole position, Valtteri Bottas kompletoi podiumin në San Paolo, ndërsa Sergio Perez përfundoi i katërti përpara Ferrarit të Charles Leclerc dhe Carlos Sainz. Në renditjen e Botërorit, Hamilon ul diferencën me Verstappen në katërmbëdhjetë pikë, duke u bërë tani kërcënues.

Në pistën që 13 vjet më parë i dha titullin e tij të parë, Lewis Hamilton shënoi një fitore për tu mbajtur mend, një nga më të bukurat absolutisht ndër 101 sukseset që përbëjnë koleksionin e kampionit të Stevenage.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *