• |
ide | kryesore

Video/ “Na mundën yjet e botës, gjëja më e keqe… 5-0”: Hysaj tregon gjendjen e vështirë morale të kuqezinjve

-Instant, Sport, Video



“Është një humbje e thellë dhe na ka ulur paksa moralin. Por në këto ditë qe kemi kaluar të gjithë bashkë, shoh çunat që po mundohen ta harrojnë atë rezultat dhe mendoj se është një rezultat për t’u harruar. Duhet të jemi të përqendruar që të bëjmë një mbyllje të mirë”. Elseid Hysaj tregon vështirësitë e lojtarëve në dhomat e zhveshjes për të harruar një rezultat me peshë, në kohën kur pretendohej tjetër gjë në një përballje, qoftë kjo edhe me të mëdhenjtë e futbollit. Por sic duket nuk ishim e nuk jemi gati, për gjërat që ndodhën në fushë e për fatin e keq që na shoqëroi gjatë dy ndeshjeve vendimtare kundër Polonisë një muaj më parë e tani Anglisë.

Kjo është ajo që mundohet të shpjegojë kapiteni kuqezi në konferencën për shtyp në vigjilje të ndeshjes me Andorran, që mbyll fushatën kualifikuese drejt Botërorit Katar 2022: “Anglia ka lojtarë shumë të mëdhenj, me nivel të lartë, normale që të na vendosin në vështirësi. Gjëja më e keqe që ndodhi ishin golat që pësuam, se ishin 5. U munduam të krijojmë mbrojtje të fortë, por edhe u dëmtuan 2-3 lojtarë direkt. Duhet të mësojmë nga gabimet që bëmë por ishte Anglia dhe lojtarët e saj janë ndër yjet e botës”.

Një fitore të hënën do ta bënte skuadrën e Reja, atë që ka grumbulluar më shumë pikë gjatë një fushate, duke u ngjitur në kuotën e 18 pikëve. Një rekord që ndoshta do të shërbente të harronim katastrofën e Ëembley, edhe pse me kaq shumë mungesa gjërat edhe në Tiranë do të jenë të komplikuara: “Duhet ta kujtojmë që Andorra është skuadër që bezdis të gjithë ekipet, siç e kemi parë edhe me Poloninë. Nuk është e lehtë të përballet, por në historinë tonë jemi përmirësuar, jemi rritur më shumë se përpara dhe besoj se duhet ta dimë që Andorra është ekip i vështirë dhe duhet punë. Jo se jemi në shtëpi e do të fitojmë lehtë, thjesht të jemi të duruar dhe kur të na shfaqet mundësia, ta shfrytëzojmë” – analizoi mbrojtësi i Lazios -. “Vendi i tretë duhet të sigurohet nga kjo ndeshje, rrezikojmë, por jemi duke punuar për të rregulluar gabimet që kemi bërë. Besoj te ky ekip dhe do të futemi në fushë me idenë për të fituar ndeshjen dhe për 18 pikët tona”, e mbylli Hysaj.

https://www.youtube.com/watch?v=g2QlejdNtLo



1 Comment

  1. ik ore bythshpuar se 5 gola keni ngrene per 30 minuta.Ekip amator.Nuk ka ndodh ne historine e shqiperise edhe kur kemi qen ne piken me te ulet te nivelit qe te rrihemi me 5 gola per 30 minuta.Nuk kerkonim fiitore por vetem nje loje te luftuar edhe pse mund te humbni me siguri me nje rezultat 2-0 apo 3-0.Anglia ju fali se ne pjesen e pare mund te shenonin edhe 5 te tjere.Ne pjesen e dyte anglia vetem po flinte gjume dhe ju la mundesin te mos beheshit gazi i botes me ndonje rezultat me humbje dyshifrore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *