• |
ide | kryesore

Buxheti 2022/ Rama: Rrisim pagat për mjekët, infermierët dhe mësuesit me 6%; dyfishojmë ndihmën sociale për familjet me 3 fëmijë

-Instant, Lajme, Të fundit



Sot në Kuvend po diskutohet paketa fiskale dhe projektbuxheti i vitit 2022. Ky projektbuxhet parashikon të mblidhen 536.8 miliardë lekë dhe shpenzime në vlerën e 637.6 miliardë lekëve. Nga foltorja e Kuvenditm, kryeministri Edi Rama shpjegoi me radhë financimin që do bëhet në çdo sektor, duke theksuar se asnjë sektor nuk është lënë pas dore.

“Siç flet qartë dhe ky buxhet asnjë sektor, aspo reformë nuk është lënë pas dore dhe me këtë buxhet të ndërmjetëm pavarësisht dhe krizës së energjisë rrisim financimin për të mbështetur njerëzit, kategoritë më në nevojë, forcat e punës, fëmijët, nxënësit, të rinjtë, shërbime publike. injektojmë financime të konsiderueshme. Rrisim pagat me një bonus të posaçëm deri në 150% për punonjësit e policisë që punojnë larg vendbanimit. Nuk rrisim asnjë taksë për asnjë kategori. Dyfishojmë ndihmën ekonomike për rreth 15 mijë familje që kanë 3 a më shumë fëmijë deri në 18 vjeç. Ligjërojmë me këtë buxhet pagën prej 30 mijë lekësh të reja në muaj për naftëtarët e Fierit për gjithë vitin 2022 ndërkohë që kërkojmë një zgjidhje. 26 mln dollarë indeksimi i mëtejshëm i pensioneve, si dhe 36 mln dollarë bonusi i fundvitit. Financojmë rimbursimin e barnave për mbi 400 mijë qytetarë me 111 mln dollarë. 27 mln dollarë për vaksinimin. Për herë të parë fillojmë dhe me programet kombëtare të arteve dhe të zejeve, teknologjia, sportet për fëmijët dhe nxënësit me një financim të posaçëm në buxhetin e shtetit”, tha Rama.



3 Comments

  1. Per keta “naftetaret” e fierit do paguajme gjithe jeten. Keta qe kane vite qe hane pace me kos e qe marrin paret tona pa asnje te drejte. Keta qe kane 30 vite qe nuk paguajne asnje takse. E vetmja merite e tyre eshte qe dalin per “greva urie” ne fushata elektorale..dhe PS i financon per ti patur ne mitingje

  2. Te esht rritur aq shum hunda o flliqesire e kombit sa s te ze as shtepi e madhe e vjedhur nga djersa e gjaku i keti populli, genje genje por qdo gje ka nje fund.?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *