• |
ide | kryesore

Shqipëri-Andorra, kërkohen tre pikët e rekordit me 7 mungesa e shumë dyshime

-Instant, F1, Sport



Pas humbjes së thellë 5-0 me Anglinë, në këtë moment morali nuk është pika më e fortë e skuadrës se Edi Rejës, që sonte do të luajë sot sfidën e fundit ndaj Andorrës për eliminatoret. Kuqezinjtë kanë nevojë për tre pikët për të arritur një rekord pikësh, 18, duke kaluar De Biazin dhe për të harruar tronditjen që shkaktoi Anglia. Në letër nuk duket një detyrë e vështirë, nëse nuk do ishte për faktin se Reja duhet të mendojë edhe për mungesat e shumta që do të ketë në këtë ndeshje.

Për shkak kartonësh të pezulluar, për ndeshjen ndaj Andorrës, janë Ardian Ismajli, Klaus Gjasula dhe Sokol Cikalleshi, që i shtohen të dëmtuarve Kumbulla, Bare, Broja e Veseli. Qendërmbrojtësi Marash Kumbulla dhe mesfushori Keidi Bare, dolën nga fusha të dy të dëmtuar ndaj Anglisë dhe janë kthyer në klubet e tyre respektive për të vijuar rikuperimin. Mungesë e ditur është edhe ajo e Armando Brojës, i cili
u bashkua me skuadrën në stërvitje një ditë para ndeshjes me Anglinë, por ka ndjerë përsëri dhimbje dhe pas përfundimit të ndeshjes dhe ka kërkuar të rikthehet pranë klubit të tij për të vazhduar terapinë. Edhe mbrojtësi tjetër, Frederik Veseli, që vinte nga një dëmtim, ka pasur probleme fizike pas ndeshjes me Anglinë dhe me konsultimet që ka bërë me stafin mjekësor, e ka të pamundur për të qenë i gatshëm në ndeshjen e sotme.

Kështu, një pjesë të diktuara e një pjesë për ti dhënë mundësi edhe atyre që nuk i kanë patur me shumicë, kundër Andorras, formacioni pritet të ketë me 9 ndryshime në krahasim me ndeshjen e fundit. Nga 11 titullarët, vetëm Uzuni me Hysajn duhet të jenë nga minuta e parë. Në portë rikthehet titullar Etrit Berisha, prapavija treshe me Mihaj, Dermakun e Hoxhallari, ndërsa në krahët e mesfushës Roshi e Hysaj. Në qendër të mesfushës Ramadani dhe Laçi, do të mbajnë peshën kryesore, ndërsa Endri Çekiçit mund të luajë nga fillimi, në mbështetje të Uzunit e Seferit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *