• |
ide | kryesore

Video/ Penalltia zgjidh një ndeshje të lodhur: Çekiçi i jep avantazhit kuqezinjve

-Instant, Sport, Video



Andorra po rezistonte shumë më mirë se mendohej, pavarësisht se Reja ishte detyruar të luante me linjat e dyta për shkak të mungesave të shumta në ndeshjen e fundit eleminatore. Në një ndeshje ku rastet më të mira të kuqezinjve u përplasën tek portieri andorran, zgjidhja erdhi nga një penallti e fituar nga Uzuni, vetëm pak caste pasi beratasi kishte humbur një rast flagrant. Në minutën e 73 shënoi golin e avantazhit Çekiçi, që zgjodhi goditjen qendrore, duke evituar hedhjen e portierit Gomez. Tani, vendi i tretë është i siguruar, pavarësisht rezultatit të ndeshjes Poloni-Hungari.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *