• |
ide | kryesore

Greqia s’po gjen qetësi nga Covid, 80 jetë të humbura brenda një dite

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



8129 raste të reja me COVID-19 u regjistruan në 24 orët e fundit në Greqi dhe 80 viktima. Numri krahasuar me dje është rritur, pasi të hënën ishin 6950 raste të reja me COVID. Po ashtu edhe numri i viktimave është rritur, dje ishin 72 dhe sot 80.

547 janë pacientët e intubuar në spitale që vijojnë betejën në gjendje të rëndë. Situata në vendin fqinj nuk është aspak pozitive në javët e fundit me numrin e rasteve që janë rritur në mënyrë të frikshme.

Numri i pacientëve të rinj të shtruar në spital arriti në 450. Që nga fillimi i pandemisë në Greqi janë regjistruar gjithsej 16.923 vdekje. Nga pacientët e intubuar, 455 (83,18%) janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 92 (16,82%) janë plotësisht të vaksinuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *