• |
ide | kryesore

Ish anëtarja e ‘Little Mix’ infektohet me Covid-19

-Instant, Paparazzi, Slider



Ish anëtarja e grupit“Little Mix”,Jessy Nelson ka zbuluar se është infektuar  me COVID-19.

Përmes rrjetit social,Instagram, Jessy ka treguar se do të mungojë në një emision radiofonik në Birmingham të Mbretërisë së Bashkuar.”Hej të dashurit e mi pasi u ndjeva keq ditët e fundit, fatkeqësisht kam rezultuar pozitive me Covid-19 që do të thotë se tani jam duke u izoluar dhe duke ndjekur udhëzimet e qeverisë. Kjo do të thotë që unë nuk jam më në gjendje të performoj në Hits Live në Birmingham këtë të shtunë. Kërkoj falje për cilindo nga fansat e mi që bleu bileta dhe më vjen shumë keq që nuk mund të jem më atje. Shpresoj që të gjithë të kaloni një natë të mrekullueshme, qëndroni të sigurt dhe mezi pres t’ju shoh të gjithë sa më shpejt ju dua shumë të gjithëve”, ka shkuar këngëtarja në Insta Story.

Uploaded image

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *