• |
ide | kryesore

Arrestohet 39-vjeçari në Durrës, iu gjet dhjetëra doza kokainë, tufa eurosh dhe lekë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 39-vjeçar është arrestuar në qytetin e Durrësit pasi shpërndante lëndën narkotike kokainë të ndarë në doza të vogla. Policia njofton se u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit L. K., 39 vjeç. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, një pjesë e saj e ndarë në doza gati për shitje, 408.800 lekë të rinj, 1085 euro, dy peshore elektronike dhe sende të tjera që shërbenin për paketimin e lëndës narkotike në doza.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *