• |
ide | kryesore

Burak Ozcivit rrezikon 4 vite burg

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktori turk Burak Özçivit është akuzuar se në një proces gjyqësor ka fyer punëtorët në xhirimet e filmit “Kurulus: Osman” dhe rrezikon katër vite burg.
Sipas faqes së gazetës turke Cumhuriyet, një hetim është kryer për incidentin që ndodhi në Beykoz Riva në dhjetor të vitit të kaluar. Në raport thuhet se është vërejtur se dëshmitarët e paraqitur nga ankuesi e kanë konfirmuar ngjarjen në deklaratat e tyre. Gazeta tha se gjyqi i Özçivit do të fillonte në ditët në vijim. Në aktakuzë është kërkuar që Burak Özçivit të dënohet me burg që shkon deri në 4 vite për veprën penale “fyerje publike në mënyrë të rregullt”.

Botimi turk raportoi se avokati i Özçivit, Serkan Toper kishte bërë një deklaratë me shkrim mbi akuzat ndaj klientit të tij.

Avokati citohet të ketë thënë se në këtë rast është keqpërdorur e drejta për t’u ankuar.
“Si rezultat i pretendimeve fiktive të dorëzuara në autoritetet gjyqësore, klientit iu kërkuan shuma astronomike dhe kur këto kërkesa nuk u plotësuan, reputacioni i klientit në sytë e publikut u sulmua me deklarata të pavërteta të servirura në shtyp”, citoi Cumhuriyet të thonte avokati.
“Ne besojmë me vendosmëri se e vërteta do të shfaqet si rezultat i gjyqit dhe se e vërteta do të mbizotërojnë kundër oportunizmit dhe pretendimeve të pabaza”, shtoi ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *