• |
ide | kryesore

Përfundon lidhja e Shawn Mendez dhe Camilla Cabello

-Instant, Paparazzi, Slider



Shawn Mendes dhe Camila Cabello janë ndarë pas dy vitesh lidhje.
Kanadezi 23-vjeçar e zbuloi lajmin në Instagram, duke shkruar se ai dhe këngëtarja 24-vjeçare kanë vendosur t’i japin fund lidhjes romantike.

“Por dashuria jonë për njëri-tjetrin si njerëz është më e fortë se kurrë. Ne e filluam lidhjen tonë si miqtë më të mirë dhe do të vazhdojmë të jemi miqtë më të mirë. Ne e vlerësojmë mbështetjen tuaj që nga fillimi dhe ecim përpara”, shkroi Mendes, duke e mbyllur postimin me emrat e tij dhe të Camilës.

Cabello gjithashtu e ndau deklaratën me llogarinë e saj përkatëse në Instagram.

Ata ndanë fotografitë e njëri-tjetrit për herë të fundit në mediat sociale më 31 tetor dhe 1 nëntor, të cilat u morën gjatë festimeve të tyre të Ditës së të Vdekurve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *