• |
ide | kryesore

Rreth 100 emigrantë arrestohen pas përplasjeve në kufirin Poloni-Bjellorusi

-Instant, Lajme, Planet



Rreth 100 emigrantë arrestohen pas konflikteve në kufirin Poloni-Bjellorusi.

Forcat polake të sigurisë kanë arrestuar 100 emigrantë që tentonin të kalonin kufirin me Bjellorusinë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes polake, ndërsa akuzon se kanë gjuajtur me gurë ushtarët polakë.

Ndërkohë Libani ka kërkuar nga linjat ajrore që të kufizojnë udhëtarët që lëvizin në Bjellorusi.

Vendet europiane akuzojnë Minskun për transportimin ajror të mijëra emigrantëve, kryesisht nga Lindja e Mesme në Bjellorusi dhe se po i detyrojnë ata të kalojnë kufirin ilegalisht për të ndëshkuar Europën për vendosjen e sanksioneve ndaj Minskut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *