• |
ide | kryesore

Llogarite e ndeshjeve/ Sa pikë na duhen për Evropian dhe sa për vendin e parë në grup

Arkiva, Sport



Shqiperia jo vetëm është në prag të kualifikimit për në Evropianin Gjermani 2024 por ajo ka pranë edhe vendin e parë në grup duke lënë kështu pas edhe Poloninë edhe Çekinë. Po të shohësht tabelën e poshtme me ndeshjet e mbetura kombëtarja jonë do të udhëtojë një muaj më pas drejt Moldavisë në 17 nëntor dhe do të presë në Tiranë Ishujt Faroe 3 ditë më pas. në këto dy ndeshje i mjafton vetëm një pikë. Pra ndonëse ne nuk luajmë në raundin tjetër në 15 tetor kur kundërshtarët tanë direktë Polonia dhe Çekia kanë mundësi të marrin nga tre pikë ne do të jemi sërish të parët e grupit, me golaverazhin më të mirë me më shumë gola të shënuar dhe me më pak të pësuar.

Në nëntor kur ne udhëtojmë djet Kishinaut për tu ndeshur me Moldavinë Polonia dhe Çekia neutralizojnë njëra tjetrën. Pra dhe nëse humbim ndaj moldavëve sërish jo vetëm i kemi të mëdha shpresat për kualifikim me Ishujt Faroe në Tiranë por mund të ruajmë dhe vendin e parë në grup, gjë që do të përbënte një rekord historik për kombëtaren shqiptare.

©Lapsi.al

 



1 Comment

  1. Sido te dalin ndeshjet, perfaqesuesja e kombit shqiptar eshte e sigurt qe do shkoje ne Gjermani. Per kete na ndihmon edhe ndeshja ndermjet Çekise dhe Polonise ku Polonia mund te shkoje ne 12 pike ndersa Çekia nese fiton shkon 11 pike. Perfaqesuesja e kombit tone edhe po doli me pike te barabarta me Polonine dhe Çekine, eshte para ryre si rezultat i ndeshjeve direkte. Per vendin e pare na mjafton fitorja me Ishujt Faroe ne ndeshjen e fundit. Kam nje bindje qe ndeshja Poloni-Çeki do dale barazim pasi te dyja iu duhet fotorja dhe te dyjave iu duhet te mos humbasin. Keshtuqe jam i sigurt qe rruga per Gjermani 2024 nuk mund te mbyllet me.. problemi eshte se si do ta perballojne djemte kompetiicionin europian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *