• |
ide | kryesore

Basha sulmon Metën: Na shkatërroi fushatën, çoi ujë te mulliri i Ramës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në intervistën që dha për Zërin e Amerikës, kreu i PD-së Lulzim Basha bëri akuza të forta ndaj Ilir Metës. Basha u mundua ta ndajë Metën si President dhe Metën si politikan.

Basha tha se si President Meta ka mbajtur qëndime të drejta në mbrojtje të Kushtetutës, or si politikan ai shkatërroi fushatën e opozitës dhe të LSI-së në veçanti duke çuar ujë tek mulliri i Edi Ramës.

“Nuk ka qenë Presidenti Meta i përfshirë në “trekëndëshin e Bermudës”. Ndaj Presidentit dhe qëndrimeve të tij të drejta në raport me Kushtetutën ne kemi mbajtur qëndrime të qarta mbështetëse, madje më shumë se LSI-ja.

Ka qenë Ilir Meta pjesë, personi Ilir Meta, i cili nëse më pyesni, dy javët e fundit të fushatës ka qenë aseti më i madh i Edi Ramës, shkatërruesi i fushatës në bindjen time, të LSI-së në veçanti në disa zona elektorale nga Vlora në Elbasan dhe në veçanti në javët e fundit me qëndrimet e tij, ka çuar ujë tek mulliri i Edi Ramës.

Pra, kur përmend “trekëndëshin e Bermudës”, përmend personin Ilir Meta, politikanin Ilir Meta dhe jo institucionin e Presidentit të cilit i kemi dalë në krah sa herë ka qenë në krah të kushtetutës. Por, për sa i përket pjesës tjetër mund të flasim gjatë. Jam i sigurt që do ketë akuza e sulme të shumta.

Kalërimi i kulturës së linçimit, gënjeshtrave, spekulimeve të ndodhura këto dy muaj është gjëja më e thjeshtë, por edhe unë jam i qartë, i vendosur dhe më i fortë se kurrë nga forca e demokratëve për të qëndruar përballë çdo trekëndëshi dhe çdo kombinimi interesash personale të një grushti sado të fuqishëm por të vogël njerëzish që sot qëndrojnë përballë shumicës së shqiptarëve.

Ne do t’i japim zë shumicës së shqiptarëve, ne do ta çlirojmë shumicën e shqiptarëve nga interesat personale, nga frika dhe hallet personale që mbajnë peng Shqipërinë dhe zhvillimin e saj demokratik dhe perëndimor” – tha Basha. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Ky do te marre cmimin Nobel per ndarjen e Ilir Metes nga Ilir Meta. Apo ndoshta si psikiater i

    shquar qe eshte ka zbuluar bipolaritetin tek Ilir Meta.

  2. Vetem ky s’ka faj. Te gjithe jane fajtore per 4 humbjet e tij radhazi. I paturpshem, hipokrit dhe I paafte.

  3. Qe eshte rrote kari tashme po shihet qarte por qe ka thene nje gjysem te vertete per budallalleqet e Metes gjate fushates

  4. Deri tani kemi vetëm zhurmë dhe tym. Asnjë të dhënë të saktë; të paktën në logjikën e numrave. Berisha, ka anëtarë e Basha struktura, po kush e ka bazën?

    Do ta shohim, por Sali Berisha rastin e pati më 25 prill e mori vota më pak se Ervin Saljanji…

  5. te pakten per kete ka te drejte, Meta me daljet publike ne fushate (absurde qe presidenti mbi palet te hyje ne fushate) ka bere qe njerezit ti qendrojne larg opozites

  6. Ti o lym ke 8 vjet vetem gjoba me kunatin tende nje parti bente denoncim vetem per te mare pjes ku merte pjesen mbylesh goja tan bej shurren o shurrak se nje Kauz se çove ne fund

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *