• |
ide | kryesore

Aksident në Sarandë, plagoset rëndë një 12-vjeçar

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident raportohet të ketë ndodhur në Sarandë mëngjesin e sotëm. Burime nga policia bëjnë me dije se rreth orës 07:45, në fshatin Xarë janë përplasur dy motomjete.

Për pasojë kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit, njëri prej 12 vjeç. I mituri raportohet të jetë në gjendje më të rëndë dhe po merr trajtim në spitalin e Sarandës. Sakaq, 27-vjeçari është dëmtuar lehtë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 07:45, në fshatin Xarë, Bashkia Konispol, janë përfshirë në një aksident rrugor dy motomjete që drejtoheshin nga shtetasi A.B.,27 vjeç dhe nga një i mitur 12 vjeçar me iniciale A.B.

Si pasojë e përplasjes, i mituri 12 vjeçar ka marrë dëmtime të rënda dhe ndodhet në spitalin e Sarandës, ndërsa shtetasi A.B.,27 vjeç, është dëmtuar lehtë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *